6.10.2026

Rihapet thirrja për aplikim për trajnerë dhe ekspertë vlerësues në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë


Në vijim të bashkëpunimit institucional me Bashkinë Tiranë, informojmë personelin akademik se është rihapur thirrja për aplikim në kuadër të përfshirjes së universiteteve publike në projektet:

  • “Web Challenge Tirana”

  • “Fillo me një ide – Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”

Profilet e kërkuara:

  1. Për projektin “Fillo me një ide – Fito një Internship në Bashkinë Tiranë”:

    • 1 Trajner/Ekspert Vlerësues – Metodat e Kërkimit Shkencor

    • 1 Trajner/Ekspert Vlerësues – Planifikim dhe Menaxhim Projekti

  2. Për projektin “Web Challenge Tirana”:

    • 2 Trajnerë/Ekspertë Vlerësues – Gjuhë Programimi dhe/ose Interface Design

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae (CV)

  • Dokumentacion / vërtetim mbi kualifikimet përkatëse

  • Ofertën financiare (tarifën e propozuar për orë për secilin kandidat)

Shënim: Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e përcaktuara në shkresën Nr. 28219, datë 31.07.2026 të Bashkisë Tiranë.

Mënyra dhe afati i aplikimit:

Aplikimi bëhet në dy rrugë nga njësia përkatëse:

  1. Zyrtarisht: Me shkresë zyrtare përcjellë pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës.

  2. Elektronikisht: Në adresën e email-it iro@unitir.edu.al.

📅 Afati i fundit për aplikim: 14 tetor 2026


The Faculty of History and Philology - All rights reserved