17.11.2026

Hapen aplikimet për programin Master në Qeverisjen Evropiane dhe Ndërkombëtare (MEIG) 2027–2028 në Universitetin e Gjenevës, Zvicër (Mundësi për Bursa)


Universiteti i Gjenevës (Zvicër), në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë (UNOG), njofton hapjen e thirrjes për aplikime për edicionin e 12-të të programit Master of Advanced Studies in European and International Governance (MEIG Programme) për vitin akademik 2027–2028.

Rreth Programit MEIG

  • Kohëzgjatja: 10 muaj (Shtator 2027 – fillimi i Korrikut 2028);

  • Struktura akademike: Përbëhet nga 11 module intensive (qeverisja e BE-së, sistemi i OKB-së, të drejtat e njeriut dhe migracioni, paqja dhe siguria, qeverisja digjitale, tregtia ndërkombëtare, klima dhe Agjenda 2030), të kombinuara me ligjërata nga profesorë të shquar dhe praktikanë të lartë të organizatave ndërkombëtare.

  • Target grupi: Të diplomuarit e nivelit Bachelor (në drejtësi, shkenca politike, ekonomi, marrëdhënie ndërkombëtare apo fusha të tjera) dhe profesionistë që synojnë karrierë në administratën publike, institucionet evropiane, organizatat ndërkombëtare, OJF-të dhe sektorin privat.

Kriteret dhe Dokumentacioni i Aplikimit

Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë universitare (të paktën Bachelor) dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë:

  1. Formularin e plotësuar dhe të firmosur të aplikimit (MEIG Application Form 2027–2028);

  2. CV të përditësuar në gjuhën angleze (me fotografi);

  3. Kopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);

  4. Kopje të diplomës më të fundit universitare (e shoqëruar me përkthim të certifikuar zyrtarisht në gjuhën angleze ose frënge);

  5. Listën e notave (transkriptin) e studimeve universitare (me përkthim të certifikuar zyrtarisht në anglisht ose frëngjisht);

  6. Vërtetime punësimi ose praktikash (internships), nëse ka;

  7. Letër motivimi në gjuhën angleze (maksimumi 500 fjalë);

  8. Certifikatë të gjuhës angleze (rezultatet zyrtare të TOEFL, IELTS ose Cambridge).

Mbështetja Financiare dhe Bursat

Tarifa totale e shkollimit për programin është 25,000 CHF. Për kandidatët me nevoja të provuara financiare që nuk kanë mundësi të sigurojnë financim nga burime të tjera, programi MEIG ofron një numër të kufizuar bursash të sponsorizuara që mbulojnë kryesisht tarifat e shkollimit (dhe mundësisht pjesërisht shpenzimet e jetesës).

  • Aplikantët për bursë duhet të dorëzojnë formularin e veçantë (Scholarship Application Form), dokumentet verifikuese të të ardhurave familjare/personale (pasqyra bankare, vërtetime page) dhe një ese motivimi në anglisht (maksimumi 500 fjalë) njëkohësisht me aplikimin për pranim.

Afatet e Aplikimit dhe Kontakti

Përzgjedhja bëhet në bazë të radhës së dorëzimit të aplikimeve derisa të plotësohen vendet e kufizuara. Afatet e dorëzimit për edicionin 2027–2028 janë:

  • Afati i parë: 15 Nëntor 2026

  • Afati i dytë: 20 Dhjetor 2026

  • Afati i tretë: 15 Shkurt 2027

Mënyra e dorëzimit: Dokumentacioni dërgohet elektronikisht në format PDF (jo dokumente origjinale) në adresën e e-mail-it: meig@unige.ch.

Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar formularët zyrtarë Klikoni KËTU ose vizitoni faqen: www.meig.ch ose kontaktoni në meig@unige.ch


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved