18.11.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Konsorciumit UNIADRION


Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studime për studentët e nivelit Bachelor dhe Master, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë universiteteve partnere në Itali.

Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh për studime (maksimumi në 2 universitete të rrjetit njëkohësisht);

  • Nivelet e aplikimit: Bachelor dhe Master;

  • Kohëzgjatja: 1 semestër.

Universitetet Pritëse dhe Katalogu i Lëndëve (Itali)

Universiteti Pritës Informacion / Fact Sheet Katalogu i Lëndëve
Università Politecnica delle Marche

Katalogu

Università di Camerino

Informacion

Katalogu

Università degli Studi di Ferrara

Informacion

Katalogu

Università degli Studi di Macerata

Katalogu

Università degli Studi di Messina

Informacion

Katalogu

Università degli Studi di Milano-Bicocca

Katalogu

Università degli Studi di Teramo

Katalogu

Università degli Studi di Trieste

Katalogu

Università degli Studi di Urbino Carlo Bo

Katalogu

Università degli Studi di Udine

Informacion

Katalogu

Mbështetja Financiare dhe Tarifat

Distanca e Udhëtimit Kompensimi
Midis 100 dhe 499 KM

180 EUR

Midis 500 dhe 1999 KM

275 EUR

Midis 2000 dhe 2999 KM

360 EUR

Midis 3000 dhe 3999 KM

530 EUR

Midis 4000 dhe 7999 KM

820 EUR

8000 KM ose më shumë

1100 EUR

  • Tarifat e shkollimit: Studentët përfitues përjashtohen nga çdo tarifë shkollimi në universitetin pritës (vazhdojnë të paguajnë vetëm tarifat e zakonshme të studimit/regjistrimit në UT).

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

  1. CV (në gjuhën angleze ose italiane, në varësi të gjuhës së shkëmbimit);

  2. Kopje e pasaportës;

  3. Vërtetim studenti (në shqip dhe i përkthyer zyrtarisht në anglisht ose italisht);

  4. Listë notash (në shqip dhe e përkthyer zyrtarisht në anglisht ose italisht; studentët Master duhet të dorëzojnë edhe listën e notave të nivelit Bachelor);

  5. Kopje e diplomës Bachelor (vetëm për studentët e nivelit Master);

  6. Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose italiane);

  7. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 ose Italisht B2);

  8. Learning Agreement:

    • Shënim: Dokumenti përcakton programin/lëndët (ose kërkimin e temës së diplomës) që do të ndiqni në universitetin pritës (Tabela A) dhe njohjen në UT (Tabela B). Plotësohet vetëm seksioni "Before the Mobility" dhe firmoset nga aplikanti, koordinatori akademik i departamentit, koordinatori akademik i fakultetit dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+.

    • Formati i "Learning Agreement" mund të shkarkohet KËTU.

Procedura dhe Afati i Aplikimit

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve:

  • Fizikisht (dorazi): Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë;

  • Elektronikisht: Të skanuara në e-mail-in: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 09 Dhjetor 2026, ora 10:00.

Për pyetje apo sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved