Kandidatët që do të aplikojnë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
Të kenë përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me të (dhe / ose DND), Dega: Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore.
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore për largim nga puna.
Preferohet të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, UT, ose në fakultete homolge brenda ose jashtë vendit.
Të kenë notën mesatare 9 (nëntë) të ciklit të parë të studimeve Bachelor.
Të kenë notën mesatare 9 (nëntë) të studimeve Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me të (DIND dhe ose DND).
Të kenë eksperienca pune në sistemin e Trashëgimisë Kulturore.
Të zotërojnë me dëshmi, së paku, një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
Preferohet të kenë aftësi didaktike në mësimdhënie universitare.
Të kenë aftësi bashkëpunimi në grupe kërkimore multidisiplinare.
Vlerësohen në mënyrë prioritare kandidatët që kanë:
Pjesëmarrje me kumtesa në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrje në projekte kërkimore-shkencore.
Veprimtari të tjera akademike e shkencore dhe botime.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme, të cilat duhet të jenë origjinale ose fotokopje të vërtetuara me noteri:
Curriculum vitae.
Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë).
Certifikatë personale dhe certifikatë e gjendjes familjare.
Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor (për diplomat e përfunduara jashtë vendit kërkohet dokumenti i njohjes sipas legjislacionit të arsimit të lartë).
Listë notash të diplomave përkatëse (gjithashtu e shoqëruar me dokument njohjeje për studimet jashtë vendit).
Certifikatat ose diplomat e kualifikimeve apo të specializimeve të lidhura me pozicionin e punës, nëse ka.
Akti i dhënies së masës disiplinore, nëse ka.
Dëshmi penaliteti dhe libreza e punës.
Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë (librezë shëdetësore dhe raport mjekësor për aftësi në punë).
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.
Periudha e Aplikimit: Dokumentet pranohen nga data 13.07.2026 deri më 24.07.2026.
Vendi i Dorëzimit: Dokumentacioni dorëzohet në Degën e Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivit të FHF-së, UT.
Procesi i Përzgjedhjes: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të realizohet përmes konkurrimit me dosje dhe intervistës së drejtpërdrejtë.