6.10.2026

Njoftim administrativ për procedurat për aplikimin për bursa dhe përjashtim/reduktim të tarifës së shkollimit për vitin akademik 2026–2027


I. Organizimi i procesit të mbledhjes së dokumentacionit të studentëve që përfitojnë bursë dhe të studentëve që përfitojnë përjashtim/reduktim të tarifave të shkollimit, për vitin akademik 2026-2027, do të organizohet në dy faza:

Faza e parë: Në platformën Google Form, përveç njoftimeve zyrtare në faqen zyrtare të FHF-UT www.fhf.edu.al, Facebook-un zyrtar të FHF-UT për dokumentacionin, modalitetin dhe afatet e procesit të shqyrtimit të dokumentacionit për bursa dhe përjashtime/reduktime nga tarifa e shkollimit, do të hidhen tre formularë aplikimi për studentët:

  • Formulari për studentët që aplikojnë për përfitimin e bursës ekonomike (Cikli i I-rë i studimeve Bachelor),
  • Formulari për studentët që aplikojnë për përjashtim/reduktim të tarifave të shkollimit (Cikli i I-rë i studimeve Bachelor),
  • Formulari për studentët që aplikojnë për reduktim të tarifave të shkollimit (Cikli i II-të i studimeve Master (MP & MSH)).

Këto formularë do të plotësohen nga studentët e interesuar, sipas hapave të përcaktuara në to, duke shkarkuar dokumentet justifikuese përkatëse për çdo kategori aplikimi. Dokumentat që do të shkarkohen do jenë origjinalë dhe zyrtarë, lëshuar nga Institucionet përgjegjëse. Bashkë me formularët do të jetë on line dhe një vetëdeklarim i studentit që aplikon, për origjinalitetin e dokumentacionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë së tij ligjore, në rast se vërtetohet e kundërta.

Afati i plotësimit të formularit online dhe shkarkimit të dokumentacionit do të jetë 30 Tetor 2026.

Studentët formularët do ti plotësojnë në platformën Microsoft Teams, ku të gjithë kanë një llogari të hapur.

Faza e dytë: Do të konsistojë në dorëzimin e dokumentacionit origjinal nga ana e studentëve që kanë aplikuar on line dhe grumbullimin e sistemimin e këtij dokumentacioni për efekt ligjor dhe auditues nga Dega e Shërbimeve.

Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të bëhet në dy mënyra:

  • Në kutitë postare që do të vendosen në ambientet e fakultetit, që do tu japin mundësinë secilit student të dorëzojë dokumentacionin në zarf të mbyllur ku të jenë shkruar sipër zarfit: emri i studentit, programi ku studjon, e-mail, numri i celularit për studentët që aplikojnë për bursë. Me këtë formë dorëzimi edhe plotësohet kriteri ligjor i dorëzimit të dokumentacionit origjinal, edhe jepen të dhënat e studentit për tu kontaktuar për çdo sqarim a saktësim dhe të dhënat bankare.
  • Me Shërbimin e Postës Shqiptare, me pagesë, për ata studentë që duan ta kryejnë dorëzimin e dokumentacionit origjinal në mënyrë individuale nëpërmjet postës.

Studentët janë të lirë të zgjedhin mënyrën e dorëzimit të dokumentacionit origjinal që dëshirojnë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2027, sepse pas kësaj date fillon procesi i grumbullimit të tarifave të shkollimit për vitin akademik 2026-2027.

Në rast se specialistët që kanë detyrë funksionale shqyrtimin e dokumentacionit origjinal të bursave dhe përjashtimit/ reduktimit të tarifave të shkollimit, vërejnë se ka mospërputhje dokumentacioni me formularin e aplikimit ose pasaktësi në dorëzimin e dokumentave origjinale, komunikojnë me e-mail ose celular me studentin e konstatuar për sqarimet përkatëse. Kur vërtetohet fallsifikimi i dokumentacionit, rasti i paraqitet Dekanatit të FHF për propozim për marrjen e masave ndëshkimore bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë të RSH, Statutin e UT-ës dhe Kodin Civil të RSH.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit në Njësitë Administrative lokale, si dhe me ardhjen e miratimit zyrtar nga Bordi i Administrimit të UT-ës do të publikohen emrat e studentëve përfitues të bursës ekonomike, të cilët duhet të dërgojnë numrin e llogarisë bankare të hapur pranë Bankës Raiffeisen në formularët përkatës on-line.


II. Për informimin e studentëve të vitit të I-rë, Cikli i Parë (Bachelor) të programeve që përbëjnë prioritet kombëtar

Studentët që janë regjistruar në vitin e I-rë, në Ciklin e Parë (Bachelor), në vitin akademik 2026-2027 të kenë parasysh kriteret, dokumentacioni, procedurat dhe afatet sipas akteve ligjore, si më poshtë:

1. Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit ose të ardhurat, për vitin akademik 2026-2027 dhe në vijim, do të përfitojnë studentët, shtetas shqiptarë, të pranuar në vitin e I-rë - Cikli i Parë (Bachelor), në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Nuk janë njëkohësisht përfitues të ndonjë financimi tjetër nga shteti shqiptar;
  • Studentë që kanë zgjedhur program të studimit që përbëjnë prioritet kombëtar dhe që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe janë regjistruar për vitin akademik 2026-2027.

Për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës program i studimit prioritet kombëtar janë: "Gjuhë Shqipe dhe Letërsi", "Histori" dhe "Gjeografi" (Shtojca nr.1 e VKM nr. 386, datë 01.06.2022 dhe VKM nr.397, datë 29.06.2023).

2. Mbështetjen financiare e përfiton studenti që pranon:

  • Të nënshkruajë Marrëveshje tripalëshe midis përfituesit të financimit (Studentit), IPAL (institucionit publik të arsimit të lartë) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
  • Të punojë në profesionin për studimet e të cilit përfiton financim jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin shtetëror sipas legjislacionit përkatës;
  • Të kaloj zyrtarisht diplomën/at origjinale përkatëse të arsimit të lartë për të cilin përfiton financim, nga Universiteti i Tiranës te institucioni apo subjekti juridik ku do punësohet deri në shlyerjen e detyrimeve të marrëveshjes si parashikuar në VKM nr. 386, datë 01.06.2022. Në rast mospunësimi deri në 6 (gjashtë) vite kalendarike, studenti ka të drejtë ta tërheqë diplomën origjinale nga IPAL.

3. Përzgjedhja e studentëve përfitues, sipas pikës 1 të këtij Njoftimi Administrativ, do të kryhet në bazë të renditjes sipas notës mesatare and kuotave në dispozicion (Shtojca nr.1 e VKM nr. 386, datë 01.06.2022 dhe VKM nr.397, datë 29.06.2023, pika 1/ç), në rastet kur numri i kërkuesëve është më i madh se kuotat e ofruara. IAL publike i miratojnë emrat e studentëve përfitues me Vendim të Senatit Akademik për çdo program prioritar që ato ofrojnë. Me daljen e Vendimit të Senatit dhe publikimit të emrave, studentët përfitues do të nënshkruajnë kontratën pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Për vitin akademik 2026-2027, në bazë të Vendimit Nr.7, datë 31.07.2026 të Ministrisë së Arsimit "Për përcaktimin e programeve prioritare të studimit dhe kuotave në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2026-2027", nga 42 kuota gjithsej për Universitetin e Tiranës, për FHF-UT janë përcaktuar 20 kuota:

Programi i studimit Kuota
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 10 kuota
Histori 5 kuota
Gjeografi 5 kuota

4. Studenti përfitues, për ruajtur vijimin e financimit (pas vitit të parë akademik), duhet të plotësoj kriteret për mesatare gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, si më poshtë:

  • Ruajtjen e notës mesatare mbi 8.00 përfiton 100 % të Pagës Minimale;
  • Ruajtjen e notës mesatare nga 6.5- 8.00 përfiton 60 % të Pagës Minimale;
  • Ruajtjen e notës mesatare deri në 6.5 përfiton 30 % të pagës minimale;

(VKM Nr. 448, datë 03.07.2024 pika 1/b)

5. Studenti përfitues ka për detyrim të kthejë masën e financimit të përfituar në rast se:

  • Përjashtohet nga fakulteti;
  • Ndërpret studimet pa miratim zyrtar;
  • Nuk përfundon studimet në ciklin përkatës brenda 1 (një) viti, pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të studimeve.

Studentët që njoftohen nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve për kthimin e masës së financimit duhet ta kthejnë brenda 6 (gjashtë) muajve nga dita e njoftimit. Në rast moskthimi të shumës apo refuzim nga ana e përfituesit ndiqen procedurat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

6. Bursa financiare (sipas pikave 2 dhe 10 VKM nr. 386, datë 01.06.2022) u jepet studentëve përfitues çdo muaj, në llogarinë bankare të deklaruar nga studentët, pas konfirmimit të frekuentimit nga strukturat përgjegjëse për ndjekjen e ecurisë së studentëve (departamentet përkatëse) brenda datë 5 të çdo muaji. Masa e financimit është jo më e madhe se paga minimale zyrtare dhe përcaktohet në Marrëveshjen tri palëshe (Studenti, IPAL dhe MAS).

7. Studentët përfitues (sipas pikave 2 dhe 10 të VKM nr. 386, datë 01.06.2022) përjashtohen nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2026-2027 dhe në vijim, në qoftë se ruajnë financimin.

8. Studentët aplikojnë me dokumentacion provues, të notorizuar ose origjinal, si më poshtë:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Dokument identifikimi;
  • Diplomën dhe certifikatën e Maturës Shtetërore;
  • Vërtetimin nga FHF-UT që është pranuar në një program studimi;
  • Certifikatën e fitimit të çmimit në olimpiada ndërkombëtare.

Dokumentacioni do të paraqitet nga studentët në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve, ku në AKFAL (Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë) është një strukturë përkatëse për procedurën e përzgjedhjes dhe të verifikimit të dokumentacionit.

Lista përfundimtare me përfituesit do të përcillet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, pasi të jenë njoftuar edhe studentët përfitues. Bashkë me listën do të përcillen në IPAL edhe një kopje e Marrëveshjes tri palëshe të secilit përfitues.

*Për çdo ndryshim në akte ligjore ose procedurë administrative, për sa u sqarua më sipër, do të informohen studentët menjëherë.


The Faculty of History and Philology - All rights reserved