2.10.2026

5 – 9 Tetor 2026: Java e mirëseardhjes dhe e orientimit për studentët e vitit të parë bachelor

Të dashur studentë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ju uron përzemërsisht mirëseardhjen!

Nga data 5 deri më 9 Tetor 2026, do të zhvillohet "Java e Mirëseardhjes dhe e Orientimit" për t'ju ndihmuar të ambientoheni me mjedisin tonë akademik.
Dita e parë: 5 Tetor 2026 – "Mirëseardhja në FHF"
Ora 09:00 – 11:00 – Mirëseardhje dhe orientim
Në këtë takim do të mirëpriteni nga:
  • Dekani i Fakultetit
  • Përgjegjësi i Departamentit
  • Pedagogët e çdo Departamenti
📍 Auditoret sipas programeve të studimit Bachelor:
  • Gjuhë-Letërsi: Salla 210
  • Arkeologji dhe TK: Salla 316
  • Histori: Salla 313
  • Studime Ndërkombëtare: Salla 313
  • Gazetari dhe Komunikim: Salla 311
  • Gjeografi: Salla 324
Për të parë programin e detajuar 5-ditor sipas secilit departament, klikoni në linkun këtu...
Ju mirëpresim në FHF!

 


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved