12.5.2026

Vizitë studimore nga studentët e Adam Mickiewicz University, Poloni


Në ambientet e Fakultetit të Historisë dhw të Fiëologjisë u zhvillua një vizitë studimore nga studentët e Adam Mickiewicz University, një prej universiteteve më prestigjioze në Poloni, me seli në qytetin e Poznań. Studentët vinin nga programe të ndryshme studimore, ndër të cilat përfshiheshin edhe disa programe të ngjashme me ato të fakultetit tonë.

Të shoqëruar nga koordinatorët përkatës, ata u pritën në ambientet e fakultetit nga dekani Prof.Dr. Mark Marku, i cili u uroi mirëseardhjen. Dekani prezantoi programet e studimit, aktivitetet akademike dhe mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar, duke i ftuar studentët të bëhen pjesë e programeve të shkëmbimit Erasmus+.
Gjatë vizitës, studentët u njohën nga afër me ambientet e fakultetit, bibliotekën, sallat dhe disa prej laboratorëve.

Takime të tilla kanë një rëndësi të veçantë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e eksperiencave studentore, si dhe krijimin e lidhjeve të reja mes studentëve dhe institucioneve universitare.


The Faculty of History and Philology - All rights reserved