11.5.2026

Thirrje për aplikim të shpallur nga Departamenti i Filologjisë, Letërsisë dhe Gjuhësisë i Universitetit të Pizës, në kuadër të Projektit të Ekselencës 2023–2027 CECIL – Center of Excellence for Countering Language Impoverishment.


Kjo thirrje synon përzgjedhjen e tre studiuesve nga universitete të huaja, të cilët do të zhvillojnë kërkim të pavarur në fusha që lidhen me projektin CECIL, përfshirë ndër të tjera:

  • zhvillimin e aftësive të leximit dhe shkrimit;
  • përvetësimin gjuhësor të italishtes si gjuhë amtare dhe të gjuhëve të huaja;
  • mësimdhënien e gjuhëve moderne dhe të lashta;
  • përdorimin e vetëdijshëm të shkrimit, drejtshkrimit, leksikut dhe strukturave morfosintaksore;
  • gjuhësinë e aplikuar, me fokus te aftësitë e kufizuara dhe çrregullimet e të nxënit;
  • analizën, interpretimin dhe përkthimin e teksteve;
  • trajtimin dhe analizën e teksteve digjitale;
  • teoritë dhe praktikat e përkthimit;
  • interpretimin e tekstit letrar.
Në kuadër të kësaj thirrjeje do të përzgjidhen:
  • një studiues postdoktoral, i cili do të zhvillojë veprimtari kërkimore dhe një seminar publik;
  • një anëtar i stafit akademik junior, i cili do të zhvillojë veprimtari kërkimore dhe mësimdhënie për studentë të nivelit master/doktoraturë;
  • një anëtar i stafit akademik senior, i cili do të zhvillojë veprimtari kërkimore dhe mësimdhënie për studentë të nivelit master/doktoraturë.
Periudha e qëndrimit është 30 ditë të pandërprera, e cila duhet të realizohet gjatë periudhës 1 shtator 2026 – 30 shtator 2027.
Departamenti pritës do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit për secilin kandidat të përzgjedhur, deri në shumën maksimale 3,000 euro për person. Gjithashtu, kandidatëve do t’u sigurohet akses në laboratorë, biblioteka, ambiente pune dhe infrastrukturën përkatëse kërkimore.
Aftai i aplikimit: 6 korrik 2026. 12:00 a.m. (CET)

Më shumë informacion dhe për të aplikuar në linkun: https://cecil.fileli.unipi.it/2026/04/29/call-for-application-visiting-fellow-2026/


The Faculty of History and Philology - All rights reserved