20.4.2026

Panairi i Punës 2026


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë and The Faculty of Foreign Languages i Universitetit të Tiranës do të organizojnë: “Panairin e Punës 2026”, ditën e hënë, më datë 4 maj, ora 10:00, në oborrin e Fakultetit.

“Panairi”, që organizohet për të katërtin herë synon t’u krijojë institucioneve, kompanive, mediave, agjencive e OJF-ve hapësirën e nevojshme, që t’i njohë studentët me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat për stazhe e punësim, si dhe bashkëpunime me interesa të ndërsjella.

Ftohen të marrin pjesë:  

  1. Institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, për të ekspozuar ofertat e tyre për punësim për mësues gjuhë-letërsie, historie dhe gjeografie.
  2. Institucione apo ente publike që kanë nevojë për ekspertizën gjeografike si: ekspert në SIG, ekspertë të rregullimit dhe planifikimit të territorit, ekspertë të gjeomorfologjisë, demografisë, potencialeve turistike, politikave të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm etj.
  3. Institucione publike e private, organizata apo shoqata, që duan ekspertë në marrëdhënie ndërkombëtare.
  4. Drejtoritë e arkivave, që duan të rekrutojnë punonjës për shërbimet e arkivave.
  5. Organizatat apo bizneset turistike, që kërkojnë të punësojnë të rinj në profesionet guida turistike, apo në fushat e trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë.
  6. Mediat të ndryshme, që kërkojnë gazetarë në profile të ndryshme, ekspertë në marrëdhënie me publikun, krijues e moderatorë të përmbajtjes së mediave sociale, administrues të mediave të reja dhe të komunikimit online, gazetarë të lirë, mediatorë kulturorë, specialistë marketingu, apo dhe të kurimit të imazhit etj.
  7. Shtëpi botuese, që duan të promovojnë të rinjtë në fushën e kritikës letrare, që kërkojnë ekspertë në fushën e redaktimit, korrektimit, botimeve, apo ku nevojiten specialistë të letërsisë dhe të gjuhës.
  8. Biznese të ndryshme.

Gjatë “Panairit të Punës 2026” kompanitë, organizatat e institucionet mund të intervistojnë dhe vlerësojnë drejtpërdrejt kandidatët potencialë për punë apo praktikë profesionale.

Në këtë Panair, përveç nevojave për rekrutime do të ketë edhe aktivitete informuese në auditorët e FHF-së.

Presim të na vizitoni dhe të përfitoni nga mundësitë që ofrohen në Panairin e Punës 2026 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.


The Faculty of History and Philology - All rights reserved