23.6.2026

NJOFTIM: Shpallen Kandidatët Fitues për Programin e Studimeve Doktorale (Viti Akademik 2025-2026)


Të nderuar aplikantë,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (FHF), Universiteti i Tiranës, njofton përfundimin e procesit të vlerësimit dhe shpalljen e kandidatëve fitues për ciklin e tretë të studimeve (Doktoratë).

Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” (miratuar nga Senati Akademik me Vendim nr. 04, datë 23.02.2026) dhe në vijim të Vendimit të Dekanatit të FHF-së (nr. 24, datë 29.05.2026), është vendosur për miratimin e kandidatëve fitues në drejtimin “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografike”.

Fituesit janë shpallur për nënfushat e mëposhtme kërkimore:

  • Gjeografi
  • Histori
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Gjuhësi
  • Letërsi
  • Archaeology
  • Trashëgimi Kulturore

 

Lista e kandidatëve fitues, e ndarë sipas nënfushave, është si më poshtë:

https://drive.google.com/file/d/1kwSwmOH2kZVeleEhPytaINMkMdMoNrRE/view?usp=sharing

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë i uron suksese të gjithë kandidatëve në këtë rrugëtim të rëndësishëm të kërkimit shkencor!

Për informacione të mëtejshme rreth procedurave të regjistrimit, ju lutemi kontaktoni sekretarinë mësimore.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved