4.9.2026

Leksion i veçantë në Kursin e Gjuhës Shqipe për të Huaj


Patëm kënaqësinë të kishim të ftuar në Kursin e Gjuhës Shqipe për të Huajt, Prof. asoc. dr. Andi Pinarin (Departamenti i Historisë), i cili mbajti leksionin e veçantë me temë:

“Discovering Albania: Historical and Cultural Heritage in an Era of Tourism Development”.

Prof. Pinari bëri një paraqitje të thelluar dhe të gjallë të historisë së vendit që nga fazat më të hershme — nga gjurmët e para të jetës në Xarrë e Gajtan (100 000-40 000), në qytetërimin ilir, periudhën bizantine dhe rolin vendimtar të perandorëve me origjinë ilire si Justiniani I dhe Anastasi I, e deri te epoka e Skënderbeut dhe Perandoria Osmane.

Një interes të veçantë zgjuan debatet dhe pyetjet e studentëve rreth studimeve më të fundit arkeogjenetike dhe qasjeve gjuhësore, të cilat konvergojnë duke dëshmuar vazhdimësinë e thellë autoktone të popullsisë dhe gjuhës shqipe në Ballkanin Perëndimor që prej epokave të Bronzit dhe Hekurit.

Falënderime të përzemërta Prof. Pinarit për këtë prezantim për studentët e huaj për t’u dhënë mundësinë që të kuptojnë më mirë rrënjët dhe historinë e shqiptarëve.


The Faculty of History and Philology - All rights reserved