Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për personelin akademik me kohë të plotë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit të Mariborit në Slloveni.
Universiteti pritës: Universiteti i Mariborit (Slloveni)
Target grupi: Personeli akademik me kohë të plotë i Universitetit të Tiranës
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim i stafit akademik për mësimdhënie dhe/ose trajnim
Periudha: Semestri i dytë, Viti Akademik 2026–2027
I gjithë procesi i aplikimit kryhet plotësisht online:
Formulari online i aplikimit: Për të aplikuar drejtpërdrejt, plotësoni formularin zyrtar KËTU.
Informacion i detajuar: Për udhëzimet e plota dhe specifikat e thirrjes për vendet Partnere, vizitoni faqen zyrtare të universitetit pritës:
👉 Erasmus+ University of Maribor – International Staff Application
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .