11.11.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin e Mariborit, Slloveni


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për personelin akademik me kohë të plotë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë Universitetit të Mariborit në Slloveni.

Detajet e Mobilitetit

  • Universiteti pritës: Universiteti i Mariborit (Slloveni)

  • Target grupi: Personeli akademik me kohë të plotë i Universitetit të Tiranës

  • Lloji i mobilitetit: Shkëmbim i stafit akademik për mësimdhënie dhe/ose trajnim

  • Periudha: Semestri i dytë, Viti Akademik 2026–2027

Procedura e Aplikimit

I gjithë procesi i aplikimit kryhet plotësisht online:

  1. Formulari online i aplikimit: Për të aplikuar drejtpërdrejt, plotësoni formularin zyrtar KËTU.

  2. Informacion i detajuar: Për udhëzimet e plota dhe specifikat e thirrjes për vendet Partnere, vizitoni faqen zyrtare të universitetit pritës:

    👉 Erasmus+ University of Maribor – International Staff Application

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara