19.10.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ në Universitetin e Studimeve të Mesinës në Itali


Universiteti i Tiranës fton studentët e tij të aplikojnë për bursa mobiliteti studimor gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Studimeve të Mesinës (Università degli Studi di Messina) në Itali.

Detajet e bursës:

  • Nivelet e studimit: Bachelor dhe Master (1 semestër).

  • Mbështetja financiare: 850 EUR/muaj kompensim mujor + mbulim i kostove të udhëtimit sipas distancës (180 – 1,100 EUR).

  • Tarifa e shkollimit: Falas në universitetin pritës.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV & Letër Motivimi (Anglisht ose Italisht)

  • Kopje e pasaportës

  • Vërtetim studenti & Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm (të përkthyera zyrtarisht në Anglisht/Italisht)

  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Niveli B2 Anglisht ose Italisht, sipas programit)

  • Formular Aplikimi (Application Form)

  • Learning Agreement (seksioni "Mobility Plan") i firmosur nga të gjitha palët.

Afati i aplikimit: 04 Nëntor 2026, ora 10:00.

Aplikimi: Dokumentet dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT-së (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) si dhe dërgohen të skanuara në iro@unitir.edu.al.

Formatin e Learning Agreement e gjeni në linkun këtu... Suksese!


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved