Universiteti i Tiranës fton studentët e tij të aplikojnë për bursa mobiliteti studimor gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026-2027 në Universitetin e Studimeve të Mesinës (Università degli Studi di Messina) në Itali.
Detajet e bursës:
Nivelet e studimit: Bachelor dhe Master (1 semestër).
Mbështetja financiare: 850 EUR/muaj kompensim mujor + mbulim i kostove të udhëtimit sipas distancës (180 – 1,100 EUR).
Tarifa e shkollimit: Falas në universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme:
CV & Letër Motivimi (Anglisht ose Italisht)
Kopje e pasaportës
Vërtetim studenti & Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm (të përkthyera zyrtarisht në Anglisht/Italisht)
Certifikatë e gjuhës së huaj (Niveli B2 Anglisht ose Italisht, sipas programit)
Formular Aplikimi (Application Form)
Learning Agreement (seksioni "Mobility Plan") i firmosur nga të gjitha palët.
Afati i aplikimit: 04 Nëntor 2026, ora 10:00.
Aplikimi: Dokumentet dorëzohen dorazi pranë Rektoratit të UT-së (Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë) si dhe dërgohen të skanuara në iro@unitir.edu.al.
Formatin e Learning Agreement e gjeni në linkun këtu... Suksese!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .