18.08.2026

Hapet në Prishtinë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare


Më datë 17 gusht, në Prishtinë, u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare — një nga veprimtaritë më të rëndësishme akademike që bën bashkë studiues, pedagogë dhe studentë në një hapësirë të përbashkët diskutimi e shkëmbimi profesional.

Në cilësinë e bashkëdrejtorisē, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës theksoi synimin për të forcuar bashkëpunimin akademik dhe lidhjet e qëndrueshme mes institucioneve universitare shqiptare.

Seminari synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi, duke vendosur dijen, kërkimin dhe kulturën në qendër të dialogut akademik.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved