Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në bashkëpunim me organizaten “Faktoje” prezantuan nisjen e projektit për krijimin e “Laboratorit të medias dhe edukimit digjital".
Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Mark Marku, theksoi se me kurrikulën e re, Departamenti i Gazetarisë diplomon gazetarë të së ardhmes. Sipas tij, investimi për këtë laborator ecën paralelisht me filozofinë dhe objektivat e programit mësimor.
Ndërsa drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Prof. asoc.dr. Elvin Luku theksoi se gazetaria në vetvete është profesioni i verifikimit të informacionit ndaj dhe laboratori do të shërbejë si një hapësirë eksplorimi në praktikë të metodave të ndryshme të verifikimit.
Duke u ndalur te rëndësia e projektit, i cili ka si fokus kryesor luftën ndaj dezinformimit, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Andre Rizzo, tha se formimi i studentëve që mendojnë në mënyrë kritike janë kërcënimi më i madh ndaj dezinformimit.
Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e qendrës “Faktoje”, Klodiana Kapo, tha se fokusi i këtij projekti janë studentët, kjo edhe për shkak se tregu aktual mediatik është në një krizë të madhe për gazetarë profesionistë dhe me integritet.
Ndërkohë, përfaqësuesja e GIZ Albania, Brunila Milkani, u shpreh e lumtur që nëpërmjet ketij projekti te perbashket po arrihet aftësimi i gazetarëve te së ardhmes.
Ky projekt kombinon modulet e edukimit digjital, metodat e verifikimit të informacionit dhe produksionet praktike. Ai është mbështetur financiarisht nga BE-ja dhe Giz Albania.
Më të fundit