Dëshiron të kuptosh se si kultura, trashëgimia dhe institucionet kulturore lidhen me të ardhmen europiane të Shqipërisë?
Departamenti i Historisë, në kuadër të Modulit Jean Monnet "Përafrimi i politikave kulturore për integrimin në BE – Një rast studimi i Shqipërisë", organizon një Shkollë Verore pesëditore për studentët, kushtuar rolit të kulturës në procesin e integrimit europian.
Përmes leksioneve, diskutimeve dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit do të eksplorojnë modelet europiane të menaxhimit të muzeve, parqeve arkeologjike dhe qendrave të trashëgimisë, si dhe mundësitë e zbatimit të tyre në Shqipëri.
Në program do të angazhohen ekspertë të trashëgimisë kulturore me përvojë akademike dhe administrative.
Pse të marrësh pjesë?
Sepse do të fitosh njohuri të reja, do të diskutosh me ekspertë të fushës, do të zhvillosh mendim kritik mbi politikat kulturore dhe do të pajisesh me një certifikatë pjesëmarrjeje.
Për të marrë pjesë, ju lutemi regjistrohuni në linkun duke klikuar këtu...
Më të fundit