Njoftohen të gjithë studentët e vitit të parë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (FHF), Universiteti i Tiranës, se janë krijuar llogaritë tuaja personale në platformën Microsoft Office 365 for Education (përfshirë email-in institucional dhe Microsoft Teams).
Adresa e email-it: emer_mbiemer.fhfstudent@unitir.edu.al
Fjalëkalimi fillestar (për hyrjen e parë): P@ssw0rd!
Linku i aksesimit: https://www.office.com/
Shënim i rëndësishëm për formatin e adresës: Të dhënat
emer_mbiemerduhen shkruar me shkronja të vogla, duke zëvendësuar shkronjat shqipe “ë” me “e” and “ç” me “c”.
Gjatë hyrjes së parë në platformë, sistemi do t'ju kërkojë të ndryshoni fjalëkalimin fillestar. Fjalëkalimi i ri duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme të sigurisë:
Të përmbajë minimumi 8 karaktere;
Të përfshijë një kombinim të: shkronjave të mëdha, shkronjave të vogla, numrave and shenjave të pikësimit/simboleve.
Për sigurinë e të dhënave tuaja, çdo hyrje në platformën https://www.office.com/ (për të aksesuar email-in apo Microsoft Teams) kërkon konfirmim shtesë (MFA). Për konfigurimin e tij, ndiqni manualet përkatëse:
Përmes aplikacionit Microsoft Authenticator në celular: [Klikoni këtu]
Përmes kodit të sigurisë me SMS: [Klikoni këtu]
Video udhëzuese për aktivizimin: [Klikoni këtu]
Nëse hasni vështirësi gjatë aksesimit të llogarisë ose keni nevojë për rikuperimin e fjalëkalimit, ju lutemi të plotësoni formularin e asistencës teknike: [Klikoni këtu].
Dega e Teknologjisë së Informacionit (IT)
Fakulteti i Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Më të fundit