29.10.2026

Hapet thirrja për bursa Erasmus+ për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden, Leer, Gjermani


Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa trajnimi për personelin akademik me kohë të plotë. Mobiliteti do të zhvillohet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden/Leer në Gjermani, në kuadër të "7th International Staff Training Week".

Detajet e Mobilitetit

  • Data e zhvillimit: 26 – 30 Prill 2027

  • Tema e trajnimit: “New Horizons and Challenges in University Life”

  • Lloji i mobilitetit: Shkëmbim i stafit akademik me kohë të plotë për trajnim

  • Fushat e mbuluara:

    • Transferimi i Njohurive dhe Teknologjisë (Knowledge and Technology Transfer)

    • Këshilli i Stafit (Staff Council)

    • Qendra e Kompjuterit / TI (Computer Center)

    • Fakulteti i Teknologjisë / Inxhinierisë Mekanike (Faculty of Technology/Mechanical Engineering)

    • Fakulteti i Studimeve Afariste (Faculty of Business Studies)

Mbështetja Financiare

Bursa Erasmus+ përfshin:

  • Kompensim ditor prej 140 Euro/ditë;

  • Mbulim të kostove të udhëtimit (bazuar në distancën midis universitetit dërgues dhe atij pritës). Për llogaritjen e distancës, referojuni Kalkulatorit të Distancës së BE-së.

Dokumentet e Nevojshme për Aplikim

  1. CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze ose gjermane);

  2. Kopje e pasaportës;

  3. Letër motivimi (në gjuhën angleze ose gjermane);

  4. Vërtetim punësimi nga Universiteti i Tiranës;

  5. Vetëdeklarim mbi pjesëmarrjen e mëparshme në mobilitete Erasmus+ (specifikoni universitetet dhe periudhat);

  6. Plani i Mobilitetit për Trajnim (Mobility Plan for Training).

    • Shënim: Formati i Planit të Mobilitetit mund të shkarkohet KËTU. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Rektorati.

Procedura e Aplikimit

Aplikantët duhet të kryejnë me patjetër dy hapat e mëposhtëm:

  1. Regjistrimin online në portalin e universitetit pritës: Linku i Regjistrimit.

  2. Dorëzimin e dosjes së dokumenteve:

    • Dorazi: Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.

    • Elektronikisht: Të skanuara në adresën e e-mail-it: iro@unitir.edu.al.

Afati i fundit për aplikim: 06 Nëntor 2026, ora 10:00.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të kontaktoni Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


The Faculty of History and Philology - All rights reserved