Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa trajnimi për personelin akademik me kohë të plotë. Mobiliteti do të zhvillohet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden/Leer në Gjermani, në kuadër të "7th International Staff Training Week".
Data e zhvillimit: 26 – 30 Prill 2027
Tema e trajnimit: “New Horizons and Challenges in University Life”
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim i stafit akademik me kohë të plotë për trajnim
Fushat e mbuluara:
Transferimi i Njohurive dhe Teknologjisë (Knowledge and Technology Transfer)
Këshilli i Stafit (Staff Council)
Qendra e Kompjuterit / TI (Computer Center)
Fakulteti i Teknologjisë / Inxhinierisë Mekanike (Faculty of Technology/Mechanical Engineering)
Fakulteti i Studimeve Afariste (Faculty of Business Studies)
Bursa Erasmus+ përfshin:
Kompensim ditor prej 140 Euro/ditë;
Mbulim të kostove të udhëtimit (bazuar në distancën midis universitetit dërgues dhe atij pritës). Për llogaritjen e distancës, referojuni Kalkulatorit të Distancës së BE-së.
CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze ose gjermane);
Kopje e pasaportës;
Letër motivimi (në gjuhën angleze ose gjermane);
Vërtetim punësimi nga Universiteti i Tiranës;
Vetëdeklarim mbi pjesëmarrjen e mëparshme në mobilitete Erasmus+ (specifikoni universitetet dhe periudhat);
Plani i Mobilitetit për Trajnim (Mobility Plan for Training).
Shënim: Formati i Planit të Mobilitetit mund të shkarkohet KËTU. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Rektorati.
Aplikantët duhet të kryejnë me patjetër dy hapat e mëposhtëm:
Regjistrimin online në portalin e universitetit pritës: Linku i Regjistrimit.
Dorëzimin e dosjes së dokumenteve:
Dorazi: Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë.
Elektronikisht: Të skanuara në adresën e e-mail-it: iro@unitir.edu.al.
Afati i fundit për aplikim: 06 Nëntor 2026, ora 10:00.
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të kontaktoni Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit