17.11.2026

Hapet thirrja për projekt-propozime në kuadër të Programit “UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion” – Afati: 15 Janar 2027


Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për projekte kërkimore-shkencore të financuara nga buxheti i Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit "UT-Kërkim, Ekselencë, Inovacion".

Ky program synon mbështetjen e personelit akademik me kohë të plotë për zgjerimin e kërkimit dhe inovacionit, gjenerimin e të dhënave shkencore konkurruese për aplikime të mëtejshme ndërkombëtare, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor (2023–2030), Strategjinë e Zhvillimit të UT-së (2023–2028) dhe fushat prioritare të Njësive Bazë.

Financimi dhe Kohëzgjatja

  • Fondi total i thirrjes: 10 000 000 ALL;

  • Financimi maksimal për projekt: Deri në 1 000 000 ALL;

  • Kohëzgjatja maksimale e projektit: Deri në 24 muaj (me mundësi zgjatjeje pa kosto deri në 6 muaj në raste të justifikuara).

Kriteret Kryesore të Aplikimit

  • Përbërja e ekipit: Të paktën 3 pedagogë me kohë të plotë brenda UT-së dhe minimalisht 1 student doktorate. (Përbën avantazh përfshirja e një bashkëpunëtori nga universitete të huaja);

  • Udhëheqësi shkencor: Duhet të ketë të paktën gradën shkencore "Doktor";

  • Pjesëmarrja: Çdo anëtar i personelit akademik mund të aplikojë vetëm në një projekt-propozim në këtë thirrje;

  • Fusha e kërkimit: Projekti duhet të jetë në përputhje me fushat kërkimore të përcaktuara nga Njësia Bazë përkatëse, duke inkurajuar nismat ndërdisiplinore.

Kalendari i Thirrjes

Data Faza e Procesit
16.11.2026

Hapja e thirrjes për projekte

15.01.2027

Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve

22.01.2027

Shqyrtimi paraprak i kritereve formale nga Drejtoria e Projekteve

12.02.2027

Vlerësimi i projekt-propozimeve nga Komisioni Institucional i UT-së

17.02.2027

Publikimi i rezultateve

19.02.2027

Afati për paraqitjen e ankesave

26.02.2027

Shqyrtimi i ankesave dhe publikimi i rezultateve përfundimtare

05.03.2027

Nënshkrimi i kontratave dhe fillimi i zbatimit të projekteve fituese

(Shënim: Gjatë periudhës që thirrja është e hapur, Universiteti i Tiranës do të organizojë një sesion informues për aplikantët.)

Dokumentacioni dhe Procedura e Dorëzimit

Aplikantët duhet të dërgojnë elektronikisht në adresën e e-mail-it kerkimshkencor@unitir.edu.al dosjen e plotë me dokumentet e mëposhtme:

  1. Aneksi 1: Formulari i plotë i projekt-propozimit (përfshirë Tabelën e Publikimeve dhe Tabelën e Projekteve të mëparshme);

  2. Aneksi 2: Formulari i buxhetit;

  3. Aneksi 3: Arsyetimi i buxhetit;

  4. CV-të e të gjithë anëtarëve të ekipit të kërkimit (sipas modelit Europass).

Afati i fundit për aplikim: 15 Janar 2027.

Për udhëzuesin e plotë, anekset e aplikimit dhe çdo informacion shtesë, klikoni këtu ose kontaktoni në: kerkimshkencor@unitir.edu.al.


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara