28.9.2026

Një takim frymëzues dhe plot emocion me studentët e kursit të gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë!


Pritëm me kënaqësi të veçantë një alumn të fakultetit tone: Christian Vögeli, një zviceran i diplomuar në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, i cili e flet shqipen me natyrshmërinë e folësit amtar, prej shumë se 35 vitesh jep një kontribut të çmuar e të pandërprerë në Shqipëri si themelues i Sëiss Foundation for Innovation (SFI).

Në qendër të këtij leksioni të hapur ishte tema: "Gjuha si mjeti kryesor për marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes popujve".

Përmes tregimeve nga jeta dhe përvojës personale të ndërtuar mes dy kulturave — asaj zvicerane dhe asaj shqiptare — z. Vögeli ndau me studentët momente kyçe se si gjuha shërben si një urë e vërtetë afrimi, komunikimi dhe respekti të ndërsjellë.

Takimi vijoi me një bashkëbisedim të gjallë e shkëmbim përvojash, ku u trajtuan këndvështrime të ndryshme kulturore mbi gjuhën, botëkuptimin dhe integrimin. Për studentët tanë, ky dialog i hapur ishte një dëshmi e gjallë e forcës që mbart përvetësimi i gjuhës shqipe për të lidhur kultura dhe për të ndërtuar marrëdhënie jetëgjata njerëzore e profesionale.

Falënderues për këtë vizitë dhe për frymëzimin e përcjellë në auditoret tona!


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved