19.09.2026

FHF: Renditja e aplikantëve fitues të raundit të dytë në ciklin e parë Bachelor, viti akademik 2026-2027


Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2026-2027, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të dytë fillojnë prej datës 25 Shtator deri në 4 Tetor 2026. Procesi i regjistrimit është i ndarë në 5 faza 48-orëshe. Në rastin e mosregjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;

b) Dëftesa / Diploma: Kopja e diplomës (me vulë elektronike/ose e noterizuar nëse është e viteve të mëparshme) së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave (ose dëftesa/diploma e fituar jashtë vendit e njësuar në MASR).

c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklarata.

Deklarata plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Ju mirëpresim!

Më poshtë gjeni renditjen e ID-ve të maturantëve sipas pikëve:

Dega Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore

Dega Gazetari dhe Komunikim

Dega Gjeografi

Dega Gjuhë-Letërsi

Dega Histori

Dega Studime Ndërkombëtare


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved