Laboratori multimedial i transmetimit audioviziv – Multimedia Lab


Laboratori i produksioneve multimediale audiovizive është një studio moderne transmetimi. Ajo është e pajisur me një njësi pulti për transmetime televizive të cdo lloj formati. Në këtë studio realizohen intervista, emisione bisedë me një kapacitet prej katër të ftuarish madje dhe transmetime të drejtpërdrejta për ngjarje aktualiteti. Studio ka tre kamera robotike, katër mikrofonë studioje të instaluar, një promter, një kabinë për regjistrimin e zërit; një green screen që mundëson ndryshimin e sfondit të pasmë, 15 prozhektorë ndriçimit, një monitor dhe 20 kompjutera me kapacitet për montazh video profesional.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved