Në kuadër të programit Erasmus+, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit mirëpriti, për një cikël leksionesh teorike dhe praktike mbi aplikimin e teorive të "narrativës", Prof. Jacek Wasilewski nga Universiteti i Varshavës në Poloni.
Gjatë leksioneve dhe seminareve, studentët u njohën me shembuj konkretë rreth mënyrës se si narrativa e reklamës ndërton historinë dhe identitetin e markës, si dhe me teknikat e bindjes, “framing”-un apo rëndësinë e simbolikës në komunikim.
Gjatë takimeve me stafin akademik pranë Departamentit dhe Fakultetit, prof. Wasilewski diskutoi gjithashtu mundësinë e thellimit të bashkëpunimit për prodhime të përbashkëta mes studentëve të gazetarisë në Shqipëri dhe atyre në Universitetin e Varshavës në Poloni.
Jacek Wasilewski është profesor, studiues dhe kërkimtar shkencor pranë Fakultetit të Gazetarisë dhe Informimit të Universitetit të Varshavës. Interesi kryesor i tij kërkimor është në fushën e komunikimit, narrativës, retorikës dhe analizës së mediave.
Më të fundit