Përmbyllet me sukses edicioni i 18-të i kremtimeve të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, një traditë e gjatë ku pedagogë, studentë, autorë e aktorë të librit bëhen bashkë për të dialoguar mbi letërsinë, librin, përkthimin, botimet eseistike, studimore e kulturore. Nga të ftuarit e veçantë të këtij edicioni, në fushën letrare spikatën: shkrimtari i mirënjohur turk Tarik Tufan, botuesi dhe ish-drejtor i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha, akademiku Sabri Hamiti, shkrimtarja Lindita Arapi, poeti francez Renaud Dorliac dhe shkrimtarja, pedagogia e aktivistja e kujtesës Jonila Godole. Prezantime me shumë interes u zhvilluan edhe në fushat historike, gjoegrafike, gjuhësore etj;, duke i dhënë kësaj ditë një dinamikë të veçantë të shkëmbimit të dijes, kërshërisë dhe kënaqësisë së leximit.
Më të fundit