17.4.2026

DGK organizoi aktivitetin promovues të monografisë shkencore “Historia e shtypit arbëresh: Nga zanafilla deri në ditet e sotme”


Në Departamenin e Gazetarisë dhe Komunikimit është mbajtur aktiviteti promovues i monografisë shkencore “Historia e shtypit arbëresh: Nga zanafilla deri në ditet e sotme”, me autorë Prof. Dr. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila.

Në këtë takim ishin të pranishëm akademikë, studiues të medias, gazetarë, pedagogë e studentë. Referuesir vlerësuan rëndësinë e këtij botimi sa i takon fillesave dhe rolit të shtypit arbëresh në themelimin e kombit shiptar.

Në këtë aktivitet promovues, i pari i një cikli takimesh me bashkëpunëtorë të jashtëm të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, të pranishmit vlerësuan dhe kontributin e Prof. Boriçit në fushën e gazetarisë dhe historisë së shtypit në Shqipëri.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved