19.03.2026

Studentët e vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit zhvilluan vizita studimore në korporatat shqiptare të biznesit dhe në organizmat ndërkombëtarë


Studentët e vitit të tretë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit (DGK), Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, përgjatë muajit mars kanë zhvilluar disa vizita studimore në korporatat shqiptare të biznesit dhe në organizmat ndërkombëtarë. Në kuadër të lëndës mësimore Gazetari për Marrëdhënie Publike dhe Marketing, e avancuar, studentët e DGK u pritën në selinë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Tiranë, nga drejtuesja e Komunikimit Publik Znj. Nora Kushti. Në vijim, studentët tanë u pritën në dy korporatat më të mëdha të Shqipërisë, Kastrati Group dhe Balfin Group, respektivisht nga drejtuesit më të lartë të Marrëdhënieve Publike dhe Marketingut, respektivisht Znj. Ornela Bego dhe Z. Agim Fjolla dhe ekspertë të fushës së komunikimit. Studentët u njohën me praktikat më bashkëkohore në fushën e komunikimeve publike korporative dhe institucionale. DGK i falënderon drejtuesit e korporatave dhe organizatave partnere për këtë bashkëpunim me shumë vlerë për studentët tanë.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved