9.6.2025

Hiking në Gjinar – Një përvojë ndryshe për studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë!


Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë zhvilluan një udhëtim njëditor në Gjinar të Elbasanit, në kuadër të përmbylljes së lëndës së sportit.
Ky aktivitet u realizua falë mbështetjes së strukturave drejtuese të fakultetit dhe kontributit të departamenteve përkatëse.
Udhëtimi u udhëhoq nga pedagogët e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, z. Marlind Pelushi dhe z. Ilir Cani, të cilët organizuan një sërë aktivitetesh sportive dhe kulturore për studentët.
Qëllimi i këtij organizimi ishte promovimi i sportit dhe jetës aktive në përditshmërinë studentore, forcimi i bashkëpunimit dhe frymës së grupit, njohja me vlerat historike, kulturore dhe natyrore të vendit si dhe shkëputja nga teknologjia dhe rutina e përditshme.
Gjatë ditës u zhvilluan lojëra sportive, lojëra popullore dhe valle tradicionale nga treva të ndryshme shqiptare, duke sjellë atmosferë festive dhe energji pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved