21.10.2023

Përfundon “Java e Informimit” për studentët e rinj në FHF për vitin akademik 2023-2024


Studentët e viteve të para të nivelit Bachelor patën mundësinë të njihen nga afër me Zyrën e Këshillimit të Karrierës, ku morën këshilla mbi zhvillimin profesional, mundësitë për praktikë dhe mënyrën e përgatitjes së dokumenteve të karrierës.

Gjatë javës së informimit, studentët eksploruan laboratorët dhe shërbimet e departamenteve, sekretarinë mësimore dhe bibliotekën e fakultetit. Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mundësi për orientim, por edhe një mirëseardhje e ngrohtë për studentët e rinj në komunitetin tonë akademik, duke krijuar lidhje të reja dhe duke i ndihmuar ata të ndihen pjesë e Fakultetit që nga dita e parë.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved