Në fazën e ditëve të informimit, me qindra studentë të viteve të para, të 5 cikleve të studimit të nivelit Bachelor, janë njohur nga afër me njësitë mbështetëse dhe stafin ndihmës, duke marrë informacionin orientues rreth shërbimeve të tjera që ofrohen nga Fakulteti.
Ndër të tjera, studentët janë njohur me shërbimet që ofron Zyra e Karrierës, si përgatitja për tregun e punës, ofertat e punësimit, zhvillimi i aftësive profesionale, këshillimi për ndjekjen e studimeve të mëtejshme dhe mundësitë për praktikë profesionale, duke u dhënë mundësinë të ndërtojnë një plan karriere të strukturuar dhe të informuar.
U urojmë studentëve një vit të mbarë akademik të mbushur plot me arritje!