29.04.2024

Tryezë e Rrumbullakët në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web”


Në mjediset e Qendrës së AUF në Universitetin e Tiranës u zhvillua Tryeza e Rrumbullakët mes anëtarëve të grupeve të punës dhe aktorëve të tjerë të interesit, në kuadër të projektit “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web” (titulli original “EXITINCULTWEB - Faciliter et Soutenir l'Extension des Itinéraires Culturels du Conseil de l'Europe sur le WEB”), mbështetur nga AUF - Agjensia Universitare e Frankofonisë (AUF – Agence Universitaire de la Francophonie). Aktiviteti u drejtua nga me grupi studimor nga Universiteti i Tiranës, dhe morën pjesë grupet e punës nga Komuna e Ulqinit dhe  nga Universiteti i Prishtinës. Ky takim pune u përshëndet dhe u ndoq edhe nga përfaqësit e AUF Rajonal në Bukuresht. Në këtë takim u diskutua ecuria e punës së grupeve kërkimore shkencore të projektit, u parashtruan rezulatet e para kërkimore, dhe u diskutuan metodikat studimore.


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved