12.08.2025

Hapet thirrja për pjesëmarrje në shkollën e vjeshtës të organizuar në kuadër të projektit Jean Monnet module “ALPAsEU”

Në kuadër të Modulit Jean Monnet ALPAsEU organizohet Shkolla e Vjeshtës “Sfidat shkencore dhe shoqërore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura, si kërkesë për Integrimin në BE”

Shkolla e Vjeshtës do të ofrojë një eksperiencë intensive për studentët e ciklit të dytë dhe profesionistët e rinj, për të thelluar njohuritë në lidhje me politikat mjedisore të BE-së, planifikimin e ZM-ve dhe përdorimin e teknologjive gjeohapësinore. Do të kombinojë ligjërata, praktikë në GIS/RS, simulime për efektes shoqërore dhe ekonomike të ZM në komunitetet pranë tyre.

Janë të ftuar të marrin pjesë studentët e programeve master në gjeografi dhe në shkencat e arfërta, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë.


Vendi: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe online

Datat: 15-17 tetor 2025

Afati i aplikimit: 10 shtator 2025

Njoftimi për aplikimin: 30 shtator 2025

Tarifa: Falas

Regjistrohuni këtu...


Në përfundim të Shkollës së Vjeshtës pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Ju mirëpresim!

The faculty of History and Philology - all rights reserved