17.12.2022

Vizitë studimore e zyrës së Karrierës në Varshavë, Poloni


Prej datave 13 -17 nëntor 2022, Zyra e Karrierës e Fakultetit dhe e disa fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës, e më gjerë, zhvilluan një vizitë studimore në Varshavë të Polonisë.

Udhëtimi shërbeu që stafet e Zyrave të Karrierës të njihen me praktikat më të mira të universiteteve polake dhe në krijimin e një netëork-u, që shtrihet edhe përtej kufijve.

Vizitat u zhvilluan në Warsaw University of Technology, SGH-Warsaw School of Economics, College of Europe e University of Warsaw, ku përfaqësues të zyrave të Karrierës në këto Universitete ndanë eksperiencat e tyre më të mira të funksionimit të tyre.

Kjo vizitë studimore, me përfaqësues karriere, u fokusua konkretisht në bashkëpunimin ndërkombëtar mes universiteteve në fushën e këshillimit të karrierës, adaptimin e ekperiencave me të mira për zyrat e karrierës, me qëllim përmirësimin e këtij shërbimi në Universitetet tona, e konkretisht në Fakultetin tonë.

Udhëtimi u realizua nga RisiAlbania - një projekt i Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC - në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës, me qëllim zhvillimin dhe menaxhimin sa më të mirë të shërbimeve të Zyrave të Karrierës.

Pjesëmarrës në këtë udhëtim ishin dhe përfaqësues të Zyrave të Karrierës nga UMAD-Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, UBT-Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe UPT-Universiteti Politeknik i Tiranës.


 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved