Momente nga vizita studimore në Porto, Portugali, ku këshillues të karrierës nga disa universitete shqiptare dhe bashki të vendit morën pjesë në një shkëmbim të vlefshëm njohurish dhe përvojash mbi këshillimin e karrierës.
Universiteti i Tiranës ishte pjesë e kësaj vizite, falë angazhimit të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimit të këshillimit të karrierës në të gjitha fakultetet, tashmë prej më shumë se katër vitesh.
Gjatë dy ditëve intensive, pjesëmarrësit u takuan me ekspertë portugezë dhe vizituan institucione të rëndësishme si shkolla profesionale, qendrën “Qualifica” dhe Fakultetin e Psikologjisë dhe Shkencave të Edukimit në Universitetin e Portos.
Ky shkëmbim përvojash jo vetëm që forcoi bashkëpunimin ndërinstitucional, por edhe nxiti ide të reja, duke kontribuar në zhvillimin profesional të këshilluesve shqiptarë të karrierës. Iniciativa të tilla janë thelbësore për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të këshillimit në Shqipëri.
Vizita u mundësua nga projekti RisiAlbania, zbatuar nga Helvetas Grop & Partnerët Shqipëri.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe këshilluesja e Karrierës në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, znj. Blerina Gega.