6.11.2023

U lançua projekti kërkimor me titull “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillit të Evropës në Web”


U lançua projekti kërkimor me titull “Lehtësimi dhe mbështetja e shtrirjes së Itinerareve Kulturor të Këshillitt ë Evropës në Web” (titulli original “EXITINCULTWEB - Faciliter et Soutenir l'Extension des Itinéraires Culturels du Conseil de l'Europe sur le WEB”). Projekti zbaqtohet nga një konsorcium prej tre partnerësh nga institucione në Ballkanin Perëndimor: Universiteti i Tiranës – Shqipëri si partner drejtues (Lead Partner), Bashkia e Ulqinit - Mali i Zi dhe Universiteti i Prishtines – Republika e Kosovës, si dhe mbështetet nga AUF - Agjensia Universitare e Frankofonisë (AUF – Agence Universitaire de la Francophonie). Projekti synon të forcojë kapacitetin e subjekteve lokale në rajon për t'u integruar në Itineraret Kulturore të Këshillit të Evropës dhe për të kuptuar se si t'i përfshijnë territoret e tyre në ofertat kulturore të promovuara nga Këshilli i Evropës përmes këtyre rrugëve.

Takimi nisës u zhvillua online pas njoftimit të aprovimit të projektit, dhe në të morën pjesë të gjithë aktorët kryesorë, përfshirë edhe përfaqësues të AUF-së, anëtarët e ekipit të projektit dhe palë të tjera të rëndësishme të interesuara. Rezultatet e ketij lançimi ishin:

  • Kuptim i qartë i objektivave dhe afateve të projektit nga të gjithë anëtarët e ekipit.
  • Ndarje efektive e detyrave dhe sqarim i roleve.
  • Një ekip i mirëkoordinuar që punon drejt objektivave të përbashkëta.

 

The faculty of History and Philology - all rights reserved