Humbja e biodiversitetit dhe degradimi i ekosistemeve janë sfida globale, që ndihen edhe në Shqipëri. Megjithëse Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e saj drejt integrimit në BE, përafrimi i legjislacionit për mjedisin dhe menaxhimin e Zonave të Mbrojtura (ZM) mbetet një çështje kyçe. Në këtë kontekst, Moduli Jean Monnet ALPAsEU – Zonat e Mbrojtura Shqiptare në Kuadër të Integrimit në BE, gjatë tre viteve ka ndërtuar kapacitete akademike dhe profesionale për të adresuar këtë sfidë.
Konferenca përmbyllëse e këtij Moduli synon të sjellë së bashku studiues, ekspertë, përfaqësues të institucioneve, organizata të shoqërisë civile dhe studentë për të diskutuar sfidat dhe rrugët drejt menaxhimit të qëndrueshëm të ZM-ve shqiptare sipas standardeve europiane dhe siç parashikohen në Direktivën e Habitateve, Direktivën e Shpendëve, Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Strategjinë për Biodiversitetin 2030.
Për më shumë informacion klikoni linkun...
For further information click here...
Më të fundit