Thirrje për aplikime për programin e STUDIMEVE DOKTORALE në “SHKENCA HUMANE, ALBANOLOGJIKE, DHE GJEOGRAFIKE” në nënfushat “GJEOGRAFI”, “GJUHËSI”, “HISTORI” për vitin akademik 2024-2025, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës
Mbështetur në rregulloren “Për organizimin e programeve të studimit të doktoratës në Universitetin e Tiranës” e miratuar nga Senati Akademik i UT me Vendim nr. 08, datë 26.04.2021, FHF hap thirrjen për aplikime në programin e studimeve doktorale në “Shkenca Humane, Albanologjike, dhe Gjeografike”, me nënfushat “Gjeografi”, “Histori”, dhe "Gjuhësi". Viti akademik 2024-2025 është viti i 4-t i funksionimit të suksesshëm të këtij programi të studimeve doktorale. Kandidatët e interesuar ftohen që dosjen me dokumentet përkatëse për aplikim për këtë thirrje ta dorëzojnë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pranë Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, kati 3.
Kontakti Blerina Gega – blerina.gega@fhf.edu.al
Afati për aplikim: nga data 07.03.2025 deri më 20.03.2025. Orari i pritjes së dosjeve nga ora 11:00 - 15:00
Formulari i aplikimit (shkarko)
Për të shkarkuar mandatin e pagesës së tarifës së aplikimit (shkarko)
Kriteret e aprovuara në departamente për kandidatët doktorantë në nënfushat përkatëse janë si më poshtë.
Nënfusha “Gjeografi” -
Nënfusha “Gjuhësi”-
Nënfusha “Histori” -
Më të fundit