27.09.2025

Studentët e shkollës verore të gjuhës shqipe vizitë në “Shtëpinë me gjethe”


Studentët e huaj të Shkollës verore të gjuhës shqipe zhvilluan një vizitë studimore në muzeun kombëtar “Shtëpia me gjethe” në Tiranë.  Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me historinë e periudhës së diktaturës në Shqipëri, me mënyrat e survejimit të përdorura gjatë asaj periudhe, si dhe me rëndësinë e këtij institucioni si kujtesë historike. Për shumë prej tyre, kjo përvojë ishte një hapësirë e re reflektimi mbi të kaluarën dhe mbi vlerën e lirisë dhe të së vërtetës. Aktiviteti u shoqërua me diskutime të frytshme dhe interes të veçantë për kulturën dhe historinë shqiptare.


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved