17.12.2025

Studentët e FHF ngjiten në lartësi në malin e Dajtit


Flamuri i Universitetit të Tiranës u ngrit për herë të parë në majën e Dajtit, si simbol i krenarisë dhe përkushtimit akademik. Iniciativa e cila synonte aktivizimin e studentëve përmes ngjitjes në lartësi në malin e Dajtit, përfshiu studentë nga departamentet e Historisë, Gjuhë-Letërsisë dhe të Arkeologjisë të Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë, nën drejtimin e dy pedagogëve të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, Marlind Pelushi dhe Ilir Cani.

👩🏼‍🎓👨🏻‍🎓Dy studentë që u dalluan deri në fund, duke arritur majën e Dajtit dhe duke vendosur flamurin e Universitetit të Tiranës, ishin Morenda Hajdëraj, studente e degës së Gjuhës dhe Letërsisë, dhe Florian Ziri, student i degës së Historisë. Ata u shpërblyen me medalje për arritjet e tyre🥇🥇.

📌Aktiviteti u përmbyll me valle tradicionale, duke festuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtin studentor.


 

The faculty of History and Philology - all rights reserved