26.02.2025

Publication of the proceedings of the application for the teachers to be outside by the departments of the Faculty of History and Philology


NJOFTIM


Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik (me kohë të pjesshme) të kategorisë “Asistent-Lektor”, pranё departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 26.02.2025 – 12.03.2025 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Formularin e kёrkesёs (I cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtu ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (e noterizuar)
  4. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
  5. Diploma tё gjuhёve tё huaja (e noterizuara)
  6. Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)
  7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  9. Fotokopje të ID.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2023-2024 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës;
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (ku cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
  3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, për semestrin e II-të, në FHF, UT për vitin akademik 2024-2025:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master i Shkencave ose diploma të barasvlershme me to (DND, DIND) në degën Gazetari dhe Komunikim;
  2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të certifikuar nga një prej programeve të njohura nga MAS;
  3. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

Lënda “Gazetari radiofonike e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë të dëshmuar në gazetari radiofonike për të paktën 5 (pesë) vjet, duke përfshirë prodhimin, drejtimin dhe transmetimin e emisioneve informative, analizave dhe dokumentarëve radiofonikë;
  3. Të ketë aftësi të avancuara në përdorimin e teknologjive dhe softuerëve të prodhimit audio, si p.sh. redaktimi zanor, efektet audio dhe platformat digjitale të transmetimit radiofonik;
  4. Të ketë eksperiencë në prezantimin dhe moderimin e debateve, intervistave dhe programeve radiofonike me fokus në gazetarinë hulumtuese dhe analizën e thelluar të ngjarjeve.

Lënda “Gazetari për median e shkruar e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohen të kenë përvojë pune të dëshmuar në media mbi 3 (tre) vjet duke përfshirë prodhimin dhe transmetimin e programeve të lajmeve, dokumentarëve ose analizave televizive;
  3. Të ketë aftësi të avancuara në përdorimin e teknologjive të reja të transmetimit televiziv, duke përfshirë pajisje të redaktimit të videos, softuerët e grafikës televizive dhe platformat multimediale;
  4. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në prodhimin e materialeve televizive në cilësinë e gazetarit, producentit ose regjisorit, si dhe publikime ose kërkime akademike mbi gazetarinë televizive.

Lënda “Gazetari televizive e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë të dëshmuar në gazetari radiofonike për të paktën 5 (pesë) vjetduke përfshirë rolet si gazetar, redaktor ose analist në gazeta, revista ose platforma të tjera të shtypit;
  3. Të ketë eksperiencë në shkrimin e thelluar analitik, investigativ dhe editorial, duke demonstruar aftësi të avancuara në strukturimin e artikujve dhe në përdorimin e burimeve të informacionit;
  4. Të ketë aftësi të avancuara në redaktimin dhe menaxhimin e përmbajtjes për median e shkruar, përfshirë përdorimin e platformave digjitale të botimit dhe mjeteve moderne të dizajnimit të faqeve për shtyp;
  5. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në publikime të njohura kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore apo studime mbi zhvillimin e gazetarisë për median e shkruar;

The faculty of History and Philology - all rights reserved