25.8.2025

Renditja e aplikantëve fitues të raundit të parë në FHF, viti akademik 2025-2026


Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të parë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2025-2026, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 29 Gusht deri në 11 Shtator 2025.

Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe (14 ditë). Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;

b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;

c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.


Aplikantët që nuk janë brenda vijës së kuqe, të mbeten në pritje se do të ketë kuota të lira sipas fazave të regjistrimit, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Me poshte gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve:

Ju urojmë suksese!

Dega Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore

Dega Gazetari dhe Komunikim

Dega Gjeografi

Dega Gjuhë-Letërsi

Dega Histori

Dega Studime Ndërkombëtare


The faculty of History and Philology - all rights reserved