03.02.2026

Njoftim për shpalljen e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë


Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026, shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik (me kohë të pjesshme) të kategorisë “Asistent-Lektor”, pranё departamentit të Gjuhësisë tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 03.02.2026-13.02.2026 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 03.02.2026—13.02.2026, nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Curriculum vitae;
  2. Formularin e kёrkesёs (i cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtuose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore dhe protokoll - arkivit)
  3. Fotokopje e dokumentit të identitetit (letërnjoftim ose pasaportë);
  4. Certifikatë personale;
  5. Certifikatë e gjendjes familjare;
  6. Dokument që vërteton përfundimin e nivelit arsimor që kërkon pozicioni i punës (diploma apo dokument tjetër i njohur ligjërisht). Diplomat e përfunduara jashtë vendit duhet të shoqërohen edhe me dokumentin e njohjes nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  7. Listë notash të diplomave përkatëse. Në rastin kur arsimimi është kryer jashtë vendit, duhet të depozitohet edhe dokumenti i njohjes së tyre nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit të arsimit të lartë;
  8. Certifikatat ose diplomat e kualifikimeve apo të specializimeve, të lidhura me pozicionin e punës;
  9. Dëshmi e mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  10. Leje (pune)nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si i papunë.
  11. Vlerësimin e punëdhënësit nëse kandidati ka qenë i punësuar më parë;
  12. Dëshmi penaliteti ose formularin e vetdeklarimit.
  13. Raporti i lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor, si dhe konfirmimi për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë (librezë shëdetësore dhe raport mjekësor për aftësi në punë);
  14. Dokumentet duhet të jenë origjinale ose fotokopje të vërtetuara me noteri.
  15. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.

Shënim:

  • Kandidati që do të përzgjidhet nga konkurimi do të angazhohet në bazë të nevojave të ngarkesës mësimore të Njësive bazë.
  • Kandidatët duhet të përballojnë ngarkesën mësimore maksimale prej 120 orë vjetore, të shtrirë gjatë vitit akademik 2025-2026 në përputhje me kërkesat dhe mundësitë e Njësisë bazë.

Konkurimi

  • Vlerësimi i kandidatëve do të përfshijë dy faza të njëpasnjëshme: vlerësimi i dosjes dhe intervista.
  • Vetëm kandidatët e kualifikuar nga faza e shqyrtimit të dosjes i nënshtrohen intervistës. Shqyrtimi i dosjes do të bëhet nga komisioni ad-hoc që do të ngrihet pranë njësive bazë përkatëse.
  • Kandidatët të cilët konkurrojnë rishtas do t’i nënshtrohen testimit me gojë (intervistës) përpara komisionit ad -hoc të njësive bazë.
  • Përjashtohen nga intervista ish-pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm të Njësive bazë të Fakultetitt ë Historisë dhe të Filologjisë, si dhe pedagogë të punësuar në Universitete publike në njësi të ngjashme.

 

Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar edhe në vitet e kaluara apo kanë qenë personel akademik me kohë të plotë, kërkohet të paraqesin të përditësuar vetëm:

  1. Curriculum Vitae (CV) të përditësuar;
  2. Formularin e kërkesës;
  3. Leje (pune)nga punëdhënësi ku punon aktualisht ose deklarim si i papunë.
  4. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  5. Raport mjeko – ligjor për aftësinë në punë dhe librezë shëndetësore.

Kujdes: nëse dokumentacioni nuk dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, kontrata e punës nuk do të firmoset.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, për semestrin e II-të, në FHF, UT për vitin akademik 2025-2026:

  1. Të kenë përfunduar studimet bachelor dhe Master i Shkencave ose diploma ekuivalente me të (DIND dhe ose DND), preferohet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë ose në ndonjë fakultet homolog brenda ose jashtë vendit, dega gjuhë-letërsi.
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë;
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Kriteret e veçanta: 

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Master Shkencor, preferohet në fushën e Fonetikës;
  2. Preferohet të ketë aftësi didaktike e mësimdhënieje universitare si dhe në mësimdhënie me të huajt.
  3. Të jetë i aftë të dëshmojë gjatë intervistës me gojë aftësinë e zotërimit të një prej pesë gjuhëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian: angleze, frënge, gjermane, italiane, spanjolle dhe të dhënies mësim në një prej këtyre gjuhëve.
  4. Preferohen kandidatët që kanë botime, pjesëmarrje në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, artikuj, përkthime, etj.

 

The Faculty of History and Philology - All rights reserved