Për të realizuar me efektivitet procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2024-2025, ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme:
Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, (të ndryshuar), Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët kanë mesataren mbi 6 (gjashtë) dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet e vitit paraardhës (viti i II-të dhe i III-të), do të paguajnë 50% të tarifës, pra 15,000 lekë. Për studentët e vitit të I-rë do të merret parasysh lista e dërguar nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore. Studentët që e kanë mesataren nën 6 (gjashtë) do të paguajnë tarifë të plotë, 30,000 lekë, bazuar në pikën 1/b të VKM së sipërcituar.
Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 ” Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të pare të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit” nuk do të kryejnë asnjë pagesë për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2024-2025.
Konkretisht, për vitin akademik 2024-2025, tarifat e shkollimit për programet e dyta janë:
*Afati përfundimtar. i kryerjes së pagesës së tarifës së shkollimit, do të jetë deri në fillimin e sezonit të provimeve të verës, dhe me pas në këtë sezon nuk do të paraqiten në procesverbalet e provimeve studentët, që nuk kanë shlyer detyrimet e pagesës për vitin akademik 2024-2025. *Studentët që nuk kanë shlyer detyrimin për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2023-2024, nuk do të futen në procesverbalet e provimeve të sezonit dimëror në këtë vit akademik.
Për mandatet për kryerjen e pagesës sipas ciklit dhe vitit përkatës klikoni këtu…
Më të fundit