Nisma, e nisur nga Këshilli Studentor, që u realizua me mbështjen e Dekanatit, Administratës dhe zyrës së Këshillimit të Karrierës së Fakultetit, pati në brendësi një program të shkurtër artistik me poezi, këngë e interpretime nga vet studentët.
Më pas, nën shoqërinë e një kokteili, muzika shoqëroi hareshëm këtë natë festive studentore, ku të gjithë së bashku trokitën gotat e uruan njëri-tjetrit dhe ndezën dritat e pemës.
Gëzuar festat në FHF! Mirë se vjen 2024!