5.7.2026

Mbi mundësinë e aplikimit për një bursë prestigjioze ofruar Chevening British Library Fellowship


Universiteti i Tiranës është njoftuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë mbi mundësinë e aplikimit për Chevening British Library Fellowship, një bursë prestigjioze e ofruar nga British Library, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office (FCDO).

Kjo bursë u drejtohet profesionistëve në mes të karrierës, studiuesve dhe akademikëve të interesuar për të kontribuar në kërkimin dhe interpretimin e koleksioneve historike dhe kulturore të British Library.
Bursa parashikon një qëndrim 12-mujor pranë British Library dhe mbulon shpenzimet e jetesës, biletën vajtje-ardhje, pagesa për aktivitete të lidhura me bursën, si dhe deri në 1,000 £ për shpenzime të miratuara në kuadër të projektit.
Chevening Southeast Europe British Library Fellowship synon përmirësimin dhe pasurimin e të dhënave për koleksionet e Evropës Juglindore, kontributin kërkimor mbi këto koleksione, si dhe krijimin e udhëzuesve të qasshëm për studiuesit dhe publikun e gjerë.
Vendet e pranueshme për aplikim përfshijnë: Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë.
Duke qenë se kjo mundësi mund të jetë me interes për personelin akademik dhe studiuesit e njësisë suaj, lutemi të shpërndahet ky informacion pranë departamenteve dhe stafit akademik përkatës.
Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i aplikimit 15 maj 2026.


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The Faculty of History and Philology - All rights reserved