Fillimi i sezonit të provimeve shpesh shoqërohet me stres dhe ankth tek studentët. Një nivel i moderuar stresi në fakt konsiderohet pozitiv dhe i dobishëm për të performuar mirë, sepse na ndihmon që të jemi më të pëëqëndruar dhe vigjilentë përpara një provimi. Por kur ankthi është shumë i fortë, mund të kemi vështirësi për të mësuar dhe mbajtur mend atë që na duhet të dimë për provimin, e kemi të vështirë të përqëndrohemi, apo dhe të tregojmë aftësitë dhe dijet tona gjatë provimit. Por duhet të kemi parasysh se ankthi dhe stresi mund të menaxhohen. Edhe nëse gjendemi përballë përjetimeve të tilla të forta, secili prej nesh mund të ndërmarrë veprime për reduktimin e stresit dhe ankthit.
Disa nga shkaqet pse përjetojmë ankth përpara provimeve:
Disa simptoma të stresit apo ankthit para provimeve mund të jenë:
Ҫfarë mund të bëjmë për lehtësimin e stresit dhe ankthit?
Teknika për menaxhimin e stresit dhe ankthit nga provimet:
Përgatituni sa më mirë që të mundeni. Studioni mjaftueshëm dhe filloni sa më herët që të mundeni, përdorni teknika studimi që ju ndihmojnë të mësoni, kuptoni dhe të mbani mend informacionin.
Përdorni teknika të ndryshme relaksimi/ qëtësimi si:
Frymëmarrja e thellë:
Përsëriteni këtë derisa të ndjeni se simptomat tuaja fillojnë të lehtësohen.
- Kontrolli i mendimeve: Ndaloni mendimet tuaja - Kur arrini të kuptoni se mendimet negative po vlojnë në mendjen tuaj dhe tensioni po rritet brenda jush, atëherë ndaloni dhe thirrni STOP, çka do të bllokojë shqetësimin tuaj momentalisht. Imagjinoni - Filloni të imagjinoni apo ëndërroni për sjellje dhe veprime të tjera, në mënyrë të tillë që mendja juaj të mos ketë më vend për shqetësime. Mund të imagjinoni apo rikujtoni vende apo situata ku jeni ndjerë i qetë dhe i lumtur më parë. Mendoni suksesin tuaj - Mendoni sikur keni përfunduar testin dhe jeni të bindur për rezultatet tuaja pozitive dhe keni përfunduar testin me sukses. Mendoni sikur jeni në auditor, keni marrë tezën në dorë dhe mund t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve me sukses. Mendoni që keni përfunduar me sukses dhe duhet të festoni. Sa më të larta të jenë pritshmëritë tuaja ndaj testit, aq më vigjilentë do të ndjeheni dhe aq më pozitive do të jenë rezultatet tuaja.