30.12.2025

Jean Monnet: Restaurimi dhe mbrojtja e ligatinave shqiptare – Ruajtja, sfidat dhe perspektivat e integrimit në BE

 


WISE-EU është Moduli i ri Jean Monnet, i shpallur fitues në thirrjen ERASMUS-JMO-2025-MODULE, që do të zbatohet në FHF të UT-së nga grupi fitues, nën drejtimin e Prof. asoc. dr. Sonila PAPATHIMIU, Koordinatore, së bashku me stafin akademik nga disa Fakultete të UT-së dhe Universitete të tjera në Shqipëri.

Moduli WISE-EU synon të rrisë njohuritë e pjesëmarrësve mbi ligatinat shqiptare, si dhe të promovojë restaurimin dhe ruajtjen e tyre, duke ndjekur udhëzimet dhe direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian. Moduli është konceptuar si një program multidisiplinar dhe do të zbatohet nga një ekip profesorësh dhe ekspertësh me përvojë, të cilët do të mbulojnë fusha të tilla si e Drejta Mjedisore, aspektet sociale dhe ekonomike, si dhe përdorimi i teknologjisë GIS/RS për menaxhimin e integruar të ligatinave.

Objektivat kryesore të Modulit përfshijnë:

  • Rritjen e njohurive mbi procesin e Integrimit Europian dhe aspektet e tij historike, sociale, ekonomike dhe mjedisore në Shqipëri.
  • Promovimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve akademike dhe ministrive përkatëse për menaxhimin e zgjuar të ligatinave shqiptare.
  • Kultivimin e mendimit kritik përmes angazhimit të pjesëmarrësve në çështjet bashkëkohore të Bashkimit Europian dhe përdorimit të metodave të ndryshme të mësimdhënies.
  • Ndërtimin e kapaciteteve dixhitale për studentët, menaxherët dhe komunitetet lokale, përmes përdorimit të teknologjisë GIS/RS dhe mjeteve e aplikacioneve të tjera digjitale për mirëmenaxhimin e ligatinave.

 

The faculty of History and Philology - all rights reserved