21.10.2025

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt Gjermani


🎯Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. https://www.thws.de/

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:

▫Bachelor;

▫Master;

▫PhD;

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:

▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Kohëzgjatja e bursave:

▫1 semestër;

📌Fushat e studimit:

▫Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:

👉THWS Business School: https://business.thws.de/en/international/incoming/

👉Applied Mathematics: https://fang.thws.de/mathem.../bachelor-applied-mathematics/ https://fang.thws.de/.../20251011_BAME-Module-Handbook.pdf

👉Translation: https://fang.thws.de/.../20240207_BFUE_Modulhandbuch.pdf

👉Computer Science: https://fiw.thws.de/en/international/

👉Social Work: https://fas.thws.de/.../incoming.../english-taught-courses/

👉Për të gjitha programet e ofruara: https://www.thws.de/.../studying-at-thws/degree-programmes/

📌Bursat përfshijnë:

▫Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);

▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

👉Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/.../erasmus-plus/tools/distance_en.htm

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

▫CV;

▫Kopje e Pasaportës;

▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

▫Listë notash (për studentët master/PhD duhet të përcillen edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

▫Certifikatë e gjuhës së huaj;

▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/.../Learning-Agreement-Studente...

ℹAfati për aplikim: 05 Nëntor 2025

📄Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al


 

Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .

The faculty of History and Philology - all rights reserved